“I pëlqejnë ushqimet pikante e të ecë buzë detit”- Mbreti i botës në shah në Durrës

7 Tetor 2023 | 19:45

Në Durrës u zhvillua Kampionati Europian i Klubeve të shahut ku mes shumë pjesmarrësve ishte edhe “mbreti” i këtij sporti, norvegjezi Magnus Carlsen. Euronews Albania tentoi disa herë për ta intervistuar, por 32-vjecari nuk pranoi. Ajo që mundem të sillnim, ishte rutina e tij ditore në këto 7 ditë të qëndrimit të tij në Durrës.

“Emri më i njohur në botë, sidomos për të apasionuarit pas shahut, prej ditësh tashmë ndodhet në Durrës.

Kampioni i botës, Magnus Carlsen po merr pjesë në atë që njihet si “Champions League”- a e shahut, në Kampionatin Europian të Klubeve të shahut, që për herë të parë po zhvillohet në Shqipëri.

Po këtu nuk e njohin shumë 32-vjeçarin norvegjez dhe duket se këtë e dinte edhe ai.

Erdhi nga Rinasi me autobusin e Federatës, duke refuzuar kështu pritjen VIP dhe shoqërimin me patrullë policie, siç refuzon gjithashtu të përdorë automjetin e tij për të lëvizur në Golem.

Shkon në këmbë nga hoteli ku është akomoduar drejt vendit ku mbahen ndeshjet, e po në këmbë preferon të ecë, sidomos buzë detit, ku e gjen duke shëtitur çdo mëngjes a drekë.

Dukshëm i pëlqen shumë deti, siç i pëlqejnë ushqimet pikante, na tregon shefi që gatuan çdo ditë për të.

Janë të paktë njerëzit që i flasin e më të paktë ata të cilëve u flet, e ndër të paktët ishim dhe ne.

I kërkuam një intervistë, të cilën me drojtje e refuzoi.

“Unë flas në tavolinën e shahut, aty më gjen”, tha duke shtuar se i pëlqente privatësia.

Dhe siç na tha, ai është aty, në tavolinën e katrorëve bardhezi duke shënuar me prezencën e tij historinë e shahut shqiptar, që për herë të parë priti atë, bashkë me 30 ish-kampionë botërorë”, deklaroi gazetarja e Euronews Kloida Gjuzi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026