I përfshirë në planin për vrasjen e Bamit, lihet në burg i afërmi i deputetit të PS
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhit të deputetit të PS-së, Eduard Ndreca. Ai ra në prangat e policisë së Lezhës dy ditë më parë, pasi akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.
Ndreca u kap teksa komunikonte përmes Sky ECC me Samuel Ndokën, dhe ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Po ashtu, në dosjen e SPAK, Ndreca del duke komunikuar me kushëririn e tij, Armando Ndreca, për parcelat me kanabis në zonën e Kashnjetit, ku po në kuadër të këtij operacioni u arrestua Armando Ndreca, si dhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.
Më 31 janar, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024, u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta