‘I peshoi më shumë bishti sesa koka’, Berisha për rrëzimin e qeverisë së Abazoviç

20 Gusht 2022 | 15:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç në Malin e Zi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Abazoviç bëri historinë duke u bërë kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, por theksoi se atij i peshoi më shumë bishti sesa koka, ku shtoi se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe ishte fatale për ecurinë e tij politike.

Sipas Berishës, Abazoviç gaboi duke u rreshtuar në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama për Ballkanin e Hapur.

Ndër të tjera, kryedemokrati nënvizoi se Abazoviç nuk duhet të dëshmohet serb më shumë se serbët, pasi edhe ata treguan se nuk e duan në krye të qeverisë.

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026