Ekzekutohet me 8 plumba i riu shqiptar në Bruksel
28 Nëntor 2020 |
07:58
Një shqiptar është vrarë në Bruksel të premten në mbrëmje pasi u qëllua me tetë plumba në një bulevard të kryeqytetit të Belgjikës.
Mediat lokale bëjnë të ditur se, deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar si të dyshuar për ngjarjen ndërsa i riu i datëlindjes 1982 ka ndërruar jetë në vend.
Ekzekutimi ka ndodhur në bulevardin “Louis Mettewie” në një zonë mes qendrës së Brukselit dhe Maalbeek, ku jetonte shqiptari dhe që njihet si një zonë geto.
Identiteti si dhe të dhëna të tjera nuk bëhen të ditura për 38-vjeccarin që mbeti i vrarë ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Nga ana tjetër, mediat lokale bënë në pah se shqiptari jetonte ilegalisht në Belgjikë.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh