I riu shqiptar vullnetar në qendrën e ndihmave në Turqi: Mund të na ndodhte dhe ne
Një i ri shqiptar, banues në Bursa të Turqisë ka ndarë gjatë një interviste për Euronews Albania, eksperiencën e tij si vullnetar në një pikë të shpërndarjes së ndihmave për të prekurit nga tërmeti.
I riu thotë se është në shkollë dhe punon në qendër rreth 4-orë, ku seleksionon dhe ambalazhon ndihmat e ardhura.
Ai tha se nevojitet solidaritet maksimal me Turqinë në këto momente për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmeti shkatërrimtar.
“Këtu jemi në një nga qendrat në Bursa, jemi në një pikë të grumbullimit të ndihmave dhe ndihmat paketohen kategorizohen dhe dërgohen në vendet e tërmetit. Këto janë ndihma të shtetit turk dhe të grupeve vullnetare. Ne që punojmë këtu jemi të gjithë vullnetarë dhe kemi një solidarizim për të ndihmuar njerëzit në zonat e tërmetit. Unë si nxënës që jam punoj rreth 4 orë në ditë. Kjo gjë mund të na ndodhte dhe ne dhe ndaj duhet të solidarizohemi dhe t’i ndihmojmë”, tha i riu.
Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies