I shoqëruar nga forca të shumta policie, mbërrin në GJKKO ish-ministri Ilir Beqja
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka arritur në ambientet e GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta të policisë. Beqaj pritet të marrë sot masën e sigurisë.
Beqaj akuzohet për keqpërdorim të fondeve të SASPAC kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie. Për këtë çështje më herët janë kryer kontrolle edhe në disa biznese e restorante në kryeqytet, si Gzona, një restorant i dyshuar në pronësi indirekte të Beqajt.
Prokurorët e SPAK dyshojnë se pas artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.
Duke prerë fatura fiktive për darka dhe evente të paqena, dyshohet se ish-ministri abuzonte duke përvetësuar fondet e BE.
Krahas Beqajt, dyshohet se në qendër të kësaj skeme dyshohet se dhe Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt dhe koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh