Arrestimi i Ilir Beqajt, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin, po 21 janari?
Kryesocialisti, Erion Braçe, ishte ndër të vetmit ligjvënës të PS i cili nga dyert e parlamentit zgjodhi të ndajë një koment në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Braçe theksoi se reforma në drejtësi është bërë me qëllimin e vetëm që të godasë cilindo zyrtarë pavarësisht fuqisë ekzekutive që ka.
Megjithatë socialisti kritikoi punën e drejtësisë ku tha se peshorja ka humbur ekuilibrin, pasi nuk ka ende asnjë përgjegjës për 21 janarin ku janë vrarë njerëz dhe nuk janë vjedhur fonde.
“Kam parë vetëm këto lajmet e para që kanë dalë dhe natyrisht do të dhet të kemi informacion më tepër. Po më pyesni për thelbin e gjësë, vjedhja e fondeve të Bashkimit Evropian, sa kohë bëhet fjalë për vjedhje do të duhet të shohim një material më të zgjeruar nga ajo që kanë dhënë mediat për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht. Përtej kësaj që reforma në drejtësi për këtë u bë që të mbajë përgjegjës zyrtarët që abuzojnë me ligjin në referncë të provave dhe fakteve pavarësisht fuqisë ekzekutive që ka.
Ende s’ka asnjë përgjegjës për 21 janarin ku janë vrarë njerëz, nuk janë vjedhur lek, s’ka përgjegjës për Gërdecin ku janë vrarë njerëz, për gjëra akoma më të rënda që kanë shënuar historinë e këtij vendi, ky është problemi, apo për cilindo që abuzon me ligjin rruga është e hapur për t’u ndjekur penalisht. I rrezikon fondet? Patjetër në momentin që ka implikime me fondet e BE duhet parë seriozisht gjëja me qëllim që të përmbushim detyrimit që BE vë për paratë e veta. PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, po e mban përgjegjësinë. Në momentin që paraqitemi para një gare elektorale, secili duhet të marrë kosto. PS është e angazhuar në një proces të thellë reformimi akoma dhe më të madh brenda saj, qeverisjes dhe legjislacionit që të adresojë korrupsionin.
Peshorja ka humbur ekuilibrin sa kohë në këtë vend merren jetë njerëzish dhe nuk mbahet askush përgjegjës, përkundrazi pjesa më e madhe është në kuvend”, tha Braçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve