Arrestimi i Ilir Beqajt, zbardhet skema: Si u morën fondet e BE përmes restorantit

4 Korrik 2024 | 12:56

Mëngjesin e kësaj të enjteje është kryer arrestimi i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy personave të tjerë bashkëpunëtorë të afërt të tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Beqaj akuzohet për keqpërdorim të fondeve të SASPAC kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie. Gazetari Eni Ferhati tha në një lidhje direkte, se ende ka kontrolle të shtuara nga policia në zyrat e SASPAC, pasi prokuroria sipas tij po kërkon të sekuestrojë praktikën me të cilën kjo drejtori siguronte faturat fiktive. Për këtë çështje më herët janë kryer kontrolle edhe në disa biznese e restorante në kryeqytet, si Gzona, një restorant i dyshuar në pronësi indirekte të Beqajt.

Prokurorët e SPAK dyshojnë se pas artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Duke prerë fatura fiktive për darka dhe evente të paqena, dyshohet se ish-ministri abuzonte duke përvetësuar fondet e BE.

Krahas Beqajt, dyshohet se në qendër të kësaj skeme dyshohet se dhe Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt dhe koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

“Komunikimi apo njoftimi zyrtar, ende nuk është ndarë për mediat. Kemi arritur të mësojmë se bëhet fjalë për 7 masa sigurie të lëshuara. Në zyrat e SASPAC janë ende prezentë turpat policore të cilat po vijojnë të kryejnë kontrolle. Pamjet në kohë reale tregojnë kontroollet, prokuroria kërkon të sekuestrojë parkatikën të mënyrës se si ka vepruar kjo drejtori sa i takon faturave fiktive.

Në dhjetor të vitit të kaluar, po me vendim të gjyqtares Rudina Palloi u zhviluan disa kontrolle në banesa dhe biznese të tjera, ndër to edhe restorante të famshme në kryeqytet, si ai i njohur si Gzona. Dyshohet se në këto njësi shërbimi janë gjeneruar fatura fiktiva për llogari të agjencisë së SASPAC, por që në të vërtet janë lëshuar për evente dhe aktivitete që nuk janë zhvilluar. Nga 7 masa sigurie që janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme, në “arrest me burg” do të jetë ish-ministri Ilir Beqaj, Ermal Kortulaj dhe Alfred Nikollaj”,-tha Eni Ferhati.

Ndërkohë që janë lëshuar dhe 4 masa sigurie të tjera në lidhje me këtë skemë të abuzimit të fondeve. “Arrest në shtëpi” është aplikuar për shtetasit Gazmend Haxhia dhe Elton Marini. Sakaq në “Detyrim paraqitje” janë lënë shtetasit Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026