I shpallur në kërkim me 160 mijë euro të padeklaruara, kapet 41 vjeçari
Policia Kufitare në bashkëpunim me agjencinë evropiane Frontex vijojnë kontrollet intensive në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Gjatë një kontrolli të zhvilluar në afërsi të një karburanti pranë PKK-së, shërbimet kufitare ndaluan shtetasin me iniciale A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi, i cili tentonte të hynte ilegalisht në Shqipëri.
Në kontrollin fizik, në çantën e shpinës së tij u gjetën dhe sekuestruan 160,000 euro, shumë kjo që nuk ishte deklaruar në pikën e kalimit kufitar, duke shkelur ligjin doganor dhe ligjet e kontrollit të kufirit.
Më tej, verifikimet e kryera nxorën në dritë faktin se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës, e dënuar me 1 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin A. Sh., dhe po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane