Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier

6 Qershor 2025 | 09:46

Policia e Fierit ka vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut, duke shënuar një tjetër goditje ndaj tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit me dronë dhe mjete tokësore, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, Njësia Administrative Cakran, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar një parcelë me 223 fidanë kanabis.

Pas veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi me iniciale R. M., 24 vjeç, banues në Cakran, i dyshuar si autor i kultivimit të paligjshëm të fidanëve. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, nën mbikëqyrjen e Policisë.

Ndërkohë, në një rast tjetër, në territorin e njësisë administrative Portëz, forcat e Policisë gjetën dhe asgjësuan 90 fidanë të tjerë kanabisi, të cilët ishin kultivuar në mënyrë të paligjshme. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026