Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Funiqi, akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
30 Nëntor 2022 | 20:48

Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Spanjë.

Policia bën me dije se arrestimi i 40 vjeçarit, nga Shkodra u bë në operacionin policor të koduar “Seville” që u zhvillua nga Policia spanjolle, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Në momentin e kapjes nga Policia, mësohet se Olomani mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar, me emrin  Rayko Ivanovr dhe një sasi lënde narkotike, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Martini dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, në vitin 2020, në Kamzë, Tiranë, ka marrë peng Jani Prengën.

Sakaq Interpol Tirana po punon për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026