I vendos 12 kg eksploziv makinave të shokut, shakaja pa “kripë” burgos finlandezin
Një burrë në Finlandë është arrestuar pas një shakaje pa “kripë” që bëri ndaj një miku të tij.
I arrestuari rrezikon të përballet me 2 vite burgim pasi vendosi 12 kg dinamit në makinat e shokut të ngushtë.
Kryeinspektor në Policinë e Ostrobothnia Tony Rauma, zbuloi se burri në fjalë kishte thënë në dëshminë përballë hetuesve se e kishte vendosë lëndën eksplozive si një formë shakaje ndaj mikut të tij.
Megjithatë, pasi ai njoftoi mikun e tij për dinamitin e vendosur, ky i fundit nuk nguroi dhe telefonoi menjëherë policinë.
Uniformat blu evakuuan ndërtesat aty pranë për shkak të sasisë së madhe të eksplozivit.
Burri, nga zona Pedersore e Ostrobothnia, e Finlandës Perëndimore, u arrestua më vonë edhe pse ai deklaroi me forcë se nuk kishte ndërmend të hidhte makinat në erë.
“Përveç dinamitit, u konfiskuan edhe detonatorët”, njoftoi policia.
Policia ka përjashtuar çdo lidhje të mundshme me kryerjen e një akti terrorist dhe në përfundim të çështjes, burri u lirua me kusht.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet