”I vjetër për një tjetër mandat”, Sondazhi: Amerikanët nuk e duan më Biden
Në këtë kohë përplasjesh amerikanët duket se bien dakord në vetëm një çështje, Joe Biden është shumë i vjetër për të qenë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse pak vite më i vogël, shqetësime të tilla nuk janë për rivalin republikan Donald Trump, i cili përballet me të tjera çështje të drejtësisë.
Një sondazh nga Qendra e Associated Press- për Kërkimin e Çështjeve Publike zbulon se pjesa më e madhe e publikut amerikan është çuditërisht i bashkuar se Biden nuk mund të qëndrojë më në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në sondazh, 77% e të anketuarve thanë se 80-vjeçari Biden është shumë i vjetër për të qenë efektiv edhe për katër vjet të tjera.
Jo vetëm që e thonë 89% e republikanëve por edhe 69% e demokratëve.
Kjo pikëpamje vihet re në të gjithë grupmoshat, jo vetëm nga të rinjtë, megjithëse demokratët më të vjetër në mënyrë specifike janë më mbështetës për kandidaturën e tij për vitin 2024.
Komentet nuk janë aspak positive edhe për Donald Trump, i cili po ashtu ka dëshirë të rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas anketuesve ai cilësohet si i korruptuar. 62% e amerikanëve kanë mendime negative për Trump.
Por pritet të shihet sesi do të jetë edhe gara brenda partive pasi të shumtë janë kandidatët të cilët po sfidojnë Biden e Trump për t’u zgjedhur në vitin 2024 President i SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë