IA rrit performancën, por shton frikën për vendin e punës
Inteligjenca artificiale po ndryshon rrënjësisht tregun e punës, duke prekur gjithnjë e më shumë edhe profesionet e kualifikuara dhe punët e zyrës, sipas një analize të European Training. IA nuk prek vetëm punët manuale, por edhe ato që kërkojnë arsim të lartë dhe aftësi analitike.
Sot, shumë punë që dikur bëheshin nga njerëzit, po fillojnë t’i bëjnë programet dhe inteligjenca artificiale, madje edhe në zyra. Për të rinjtë kjo sjell mundësi të reja, sidomos në punën online, por për shumë të tjerë rrit pasigurinë për vendin e punës.
Eksperti i punësimit, Erion Muça, shprehet se në tregun e punës, inteligjenca artificiale ka një ndikim pozitiv, pasi rrit efikasitetin dhe performancën në realizimin e punes.
“Punonjësit janë pjesërisht të përgatitur për ta përdorur IA në dobi të punës së tyre, por ende e njohin shumë pak. Shumë prej tyre nuk janë të ndërgjegjshëm se mund të rrezikojnë vendin e punës nëse neglizhojnë integrimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale”, tha ai.
Në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ky transformim vjen në një moment kur tregu i punës përballet me probleme të theksuara si mungesa e aftësive dhe mospërputhja mes arsimit dhe kërkesave reale.
Ndërkohë, puna online dhe platformat digjitale janë rritur ndjeshëm, duke krijuar mundësi të reja, sidomos për të rinjtë, por edhe duke rritur konkurrencën dhe presionin në treg.
“Inteligjenca artificiale po ndikon në qetësinë psikologjike të punonjësve, pasi për shumë prej tyre mbetet një fushë e panjohur dhe jo të gjithë ndihen njësoj të sigurt. Ankthi dhe pasiguria janë më të theksuara te ata që me kalimin e kohës kanë mbetur pas, duke e bërë këtë gjeneratë më të pasigurt në përdorimin e IA. Ndërkohë, po krijohet edhe një ndarje mes brezave, ku disa po përshtaten më shpejt se të tjerët”, tha sociologia Entela Binjaku.
Ekspertët paralajmërojnë se pa politika të qarta për trajnim dhe rikualifikim, përfitimet nga inteligjenca artificiale mund të përqendrohen vetëm te një grup i vogël punonjësish, duke rritur më tej hendekun në tregun e punës.
“Eksperte e sigurisë kibernetike-“Nëse të dhënat janë të njëjta, edhe vendimet e inteligjencës artificiale do të jenë të njëjta. Nëse IA kontrollohet mirë, instalohet siç duhet dhe punonjësi është i informuar, atëherë je i mbrojtur. Por nëse nuk vendosen rregulla të qarta, automatikisht humbet kontrolli njerëzor dhe ky proces zëvendësohet nga inteligjenca artificiale. Duhet të jemi të kujdesshëm për atë që implementojmë”, tha Migena Burza.
Raporti thekson se IA pritet të zhvendosë detyrat rutinë dhe të ndryshojë mënyrën si organizohet puna, Punonjësit e rinj dhe ata me aftësi digjitale mund të përfitojnë më shumë, ndërsa të tjerët rrezikojnë të mbeten pas ose të humbasin autonominë në punë për shkak të menaxhimit algoritmik.
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij