Ibrahimaj për biznesin e madh: Rritjet e çmimit të energjisë s’përballohet nga qeveria për të gjitha kategoritë

11 Tetor 2021 | 21:13

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, gjatë një interviste në emisionin “Now” të gazetares Erla Mëhilli u shpreh se rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë vetëm për familjet dhe biznesin e vogël.

“Shtresat që nuk mund të përballojnë një rritje të çmimit nuk do të goditen nga kriza energjetike. Qeveria do të garantoi që çmimi nuk do të rritet dhe do të garantoi furnizim me energji elektrike. Rritja e çmimeve nuk mund të përballohen nga qeveria për të gjitha kategoritë e përdoruesve”, deklaroi znj. Ibrahimaj.

Ministrja tha se ende nuk ka një vendim se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë për biznesin e mesëm dhe të madh pasi grupi i punës po punon për “modalitetet e rritjes së çmimit”.

Ministrja e Ekonomisë tha se parashikohet që kriza nuk do të sjellë një rritje të qëndrueshme të çmimeve.

Nga ana tjetër znj. Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagave do të fillojë nga 2022 duke thënë se parashikohet një rritje prej 4.5%.

“I vetmi ndikim që mund të vijë në të ardhmen është nëse inflacioni do të vazhdojë të rritet dhe çmimet e produkteve bazë do të vazhdojnë të rriten megjithatë rrogat kanë ardhur në rritej, pagat mesatare kenë ardhur në rritje, programi i qeverisë parashikon rritje të mëtejshme”, përfundoi ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

Ministrja e Financave: Borxhi publik deri në fund të vitit mund të shkojë në 80%

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026