Identifikimi elektronik, Pelinku: Teknologjia rrit transparencën, shmang votën e dyfishtë

5 Prill 2021 | 19:41

Përveç fletës së votimit që ka qenë kryefjalë në zhvillimet e fundit në vend sa u përket zgjedhjeve të 25 prillit, votimi elektronik është sfida e radhës e këtyre zgjedhjeve për KQZ-në.  Projekti pilot i identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik do të aplikohet vetëm në njësinë numër 10 në kryeqytet.

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, sqaroi për Euronews Albania paqartësitë që kanë lindur në lidhje me testimin e votimit elektronik. Sipas znj. Pelinku, testimi i votimit elektronik do të kryhet javën e dytë të prillit, kur pajisjet të jenë gati.

“Sipas kalendarit pjesë e kontratës, ende nuk kemi mbërritur në fazë të testimit operacional, pra, të atij testimi që kërkohet të kryhet referuar detyrimit në kodin zgjedhor. Kjo pritet të ndodhë javën e dytë të prillit pasi të jetë instaluar softi në 5500 pajisje hard, do të vijohet me testimin operacional në çdo qark sipas detyrimit të Kodit Zgjedhor, 5% të pajisjeve do të përzgjidhen në mënyrë rastësore dhe do të vijohet me testimi  për të parë funksionalitetet kryesore dhe përputhshmërinë e këtyre funksionaliteteve dhe specifikave të pajisjes me atë çfarë është angazhim i palës kontraktore”, u shpreh znj. Pelinku.

Nënkryetarja e KQZ-së radhiti benefitet që votimi elektronik do të ketë në procesin e zgjedhjeve, siç është ekonomia e kohës, ajo financiare, shmangia e debateve nëpër qendra votimi dhe dalja e rezultateve në kohë rekord.

“Benefitet e teknologjisë në votimin dhe numërimin elektronit dhe zgjedhjen e sistemit që ka bërë KQZ, të shkëputur nga çdo rrjet komunikimi pra për të shmangur ndërhyrjet që do të deformonin rezultatin, e bën të suksesshëm nga pikëpamja e ekonomisë kohore, financiare, e daljes së rezultatit në kohë rekord, e shmangies së debateve dhe diskutimeve. Në një analizë të gjerë, është një teknologji që do të zgjidhte çdo lloj problemi”, tha znj. Pelinku.

Lealba Pelinku theksoi gjithashtu se përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor rrit transparencën e procesit si edhe shmang manipulime të tilla si vota e dyfishtë apo vota familjare.

Teknologjia rrit transparencën, shmang manipulime. Lidhur me identifikimin elektronik do të shmanget votimi i shumëfishtë apo vota familjare, apo edhe kur zgjedhësi paraqitet në vendin e gabuar apo për herë të dytë. Do të ketë efekt ndërgjegjësues dhe frenues tek qytetarët”, shtoi znj. Pelinku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026