IDF: Hamasi rrëmbeu 222 persona gjatë sulmit në Izrael

23 Tetor 2023 | 11:51

Hamasi mori peng 222 persona gjatë sulmit të tij vdekjeprurës ndaj Izraelit më 7 tetor, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare rriten për lirimin e të rrëmbyerve.

“Numri është duke u përditësuar dhe ndryshuar në përputhje por edhe për faktin se ka një numër të konsiderueshëm shtetasish të huaj,” tha Dniel Hagari.

Të premten, Hamasi liroi dy pengje amerikane, Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare, Natalie Raanan.

Sipas autoriteteve izraelite, Hamasi vrau më shumë se 1,400 njerëz gjatë sulmit të tij në shkallë të gjerë, duke përfshirë civilë dhe ushtarë.

Ishte sulmi më vdekjeprurës nga militantët në historinë 75-vjeçare të Izraelit dhe zbuloi një dështim tronditës të inteligjencës nga forcat e sigurisë së vendit.

Izraeli që atëherë ka goditur Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi me një breshëri sulmesh ajrore vdekjeprurëse, duke vrarë 4,651 njerëz dhe duke plagosur 14,245, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

Bombardimi ka vrarë më shumë se 1900 fëmijë dhe ka shpalosur një krizë katastrofike humanitare në enklavë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026