IDF: Lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah është vrarë
Ushtria izraelite ka thënë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.
“Hassan Nasrallah nuk do e shqetësojë më botën”, shkruan ushtria izraelite në platformën X.
Forcat e ajrore izraelite goditën mbrëmjen e djeshme selinë qendrore të Hezbollahut, për të cilën IDF tha se ndodhej nën tokë nën një ndërtesë banimi në një periferi jugore të Bejrutit, shkruan Sky News.
IDF ka thënë gjithashtu se i vrarë nga sulmet ka mbetut edhe Ali Karaki, komandanti e frontit jugor të Hezbollahut.
Nasrallahu e ka udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tri dekada. Hezbollahu nuk e ka komentuar ende lajmin për vdekjen e tij.
Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Mediat izraelite raportuan të shtunën në mëngjes se vajza e Nasrallahut, Zainab Nasrallah, është vrarë. Hezbollahu nuk e ka konfirmuar as këtë lajm. Ndërkohë që djali i Nasrallahut, Hadi, u vra gjatë luftimeve kundër trupave izraelite më 1997.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet