Idrizi: Denoncimet e fundit në SPAK, lojë për pushtet
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, thotë se denoncimet e fundit në Strukturën e Posaçme (SPAK) nga politikanë të ndryshëm, janë bërë edhe për lojë pushteti.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Idrizi u shpreh se SPAK-u duhet të ketë një përparësi në trajtimin e çështjeve.
Sipas tij, pritshmëritë te organet e reja të drejtësisë janë shumë të mëdha.
“Pritshmëritë te organet e reja të drejtësisë janë shumë të mëdha. Duket një SPAK i tejmbushur dhe për çështje sensitive, padyshim që duhet të jetë më i shpejtë për të dhënë disa përgjigje ose për të marrë vendime që publiku i pret. Po shohim që është i tejmbushur me historira, skandale, denoncime që ndodhin përditë.
Janë bërë kaq shumë denoncime, ka kaq shumë problematike, SPAK-u duhet të ketë një lloj përparësie. Padyshim që edhe denoncimet e fundit janë edhe lojë për pushtet, e cila ka karakterizuar për 30 vjet politikën shqiptare”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij