‘Ik o bir komunisti’! Më masakruan militantët e PD-së, por me shpëtoi Astrit Patozi…

19 Janar 2025 | 19:15

Në një rrëfim ekskluziv për jetën e tij në emisionin “Profil” në Euronews Albania, Rezear Xhaxhiu ka folur gjithashtu dhe për një pjesë nga puna e tij si një gazetar, periudhë në të cilën u vra Azem Hajdari.

Ai shpjegon se si militantët e Partisë Demokratike e masakruan teksa ai raportonte mbi humbjen e jetës së Azem Hajdari pasi nga simpatizantët e PD, shihej si një komunist. Xhaxhiu tregon se ishte Astrit Patozi ai i cili e ka shpëtuar nga një masakër e tillë pasi mund të përfundonte dhe më keq.

“Ikim në vrasjen e Azem Hajdarit. Unë në momentin që ka ndodhur vrasja nga ora 9, isha duke bërë një xhiro budallaqe në Tiranë me makinë dhe me time shoqe dhe me radion ndezur të makinës, ku në një moment të caktuar dëgjoj lajmet që është vrarë Azem Hajdari në oborrin e Partisë Demokratike.

Unë isha në qendër të Tiranës tek sheshi, afër kisha redaksinë e televizionit ‘Arbëria’ ku në atë kohë isha drejtor i lajmeve. Parkoj makinën, marr operatorin dhe shkojmë. Ishim nga të parët që mbërritëm në selinë  e PD, dhe po bëja stand up me dritat e makinës sepse nuk kishim ndriçues.

Vinin militantët sepse normalisht iu ishte vrarë një nga liderët. Në atë moment marr disa voxe se si e përjetuan ata këtë lajm. Njëri nga turma thot: “I jepni intervista atij komunisti bir komunisti”. Kaq duhej ku në fraksion sekondi, ajo turmë njerëzish paqësore, bëhet agresive ndaj një njeriu dhe komunisti që po intervistonte. Në çast e shof veten në tokë duke u maskruar dhe për fat në atë çast kalon Astrit Patozi që ishte kryeredaktor i Rilindjes Demokratike, gazetar, koleg dhe thotë: “E kuptoni çfarë jeni duke bërë, po sulmoni një gazetar”. Falë atij shpëtova që mos të kisha pasoja që kushedi se si mund të ishin”, tha Rezear Xhaxhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026