IKMT rikthehet në Vlorë, shembet një objekt biznesi
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, mëngjesin e kësaj të enjteje, ka qenë sërish në Vlorë.
Në qytetin bregdetar, IKMT ka shembur një objekt biznesi që funksiononte prej vitesh si bar-kafe, i ndërtuar në themelet e pallatit 1300, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Sipas raportimeve, shembja e kësaj godine biznesi është kryer për arsye se ky pallat i dëmtuar do të rehabilitohet dhe, pikërisht, ky ndërtim ishte arsyeja që e pengonte realizimin e projektit.
Pallati, prej 2019-s, vazhdonte të ishte i dëmtuar dhe shpesh banorët e kësaj zone, kanë kërkuar shembjen e objektit dhe vazhdimin e projektit rehabilitues.
Pak ditë më parë ka mbërritur shkresa zyrtare me një vendim të Qeverisë Shqiptare, e cila i dha dritën jeshile shembjes së pallatit. Ndërkohë, është miratua dëmshpërblimi për të, ku i hapi rrugën shembjes së objektit të biznesit.
Tashmë, në Vlorë pritet të nisë puna për rehabilitimin e godinës 5-katëshe, në zonën e Çoles, pjesë e lagjes “24 Maji”, të emërtuar “Pallati 1300” në Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit