Ikona e muzikës së Afrikës së Jugut vdes në moshën 36-vjeçare

12 Dhjetor 2023 | 20:19

Këngëtarja pop e Afrikës së Jugut, fituese e çmimeve, Bulelwa Mkutukana, e njohur gjerësisht si Zahara, ka vdekur, ka thënë ministri i kulturës i vendit.

Ajo kishte qenë në spital, thuhet se kishte komplikime të mëlçisë dhe qeveria kishte ndihmuar familjen “për disa kohë”, tha ministrja e Kulturës Zizi Kodwa.

Këngëtarja fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj Loliwe, i dashur në të gjithë Afrikën.

Në vitin 2019, Zahara foli për betejën e saj me varësinë ndaj alkoolit.

“Zahara dhe kitara e saj bënë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në muzikën e Afrikës së Jugut”, postoi Kodwa në X, dikur Twitter.

Muajin e kaluar, familja konfirmoi se muzikantja ishte shtruar në spital dhe u bëri thirrje afrikano-jugorëve që të luteshin për të.

Ajo ndërroi jetë të hënën mbrëma në një spital të Johanesburgut në moshën 36-vjeçare, raporton transmetuesi publik SABC.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026