Ikonë e televizionit italian, ndërron jetë gazetari i njohur

24 Shkurt 2023 | 15:18

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gazetari i njohur italian Maurizio Costanzo.

Costanzo ka qenë autor, botues, drejtues televiziv dhe skenarist mjaft i njohur në Itali.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga zyra e shtypit të 84-vjeçarit. Ai ka kryer dhjetëra programe televizive, por popullaritetin më të madh e arriti duke drejtuar emisionin e bisedave “Bontà loro” në Rai.

Por emri i tij është i lidhur edhe me emisionin Maurizio Costanzo, i transmetuar që nga viti 1982 në Mediaset. Ndër programet e tij më të njohura, është edhe e “Diela e mirë”.

Ai ka shkruar libra të shumtë, duke përfshirë “Chi mi credo di essere” (2004, në bashkëpunim me G. Dotto), “E che sarà mai?” (2006), “La strategia della tartaruga” (2009), “Storia e testi” (2015), “Vi racconto l’Isis” (2016).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026