U mbajt dy javë nën vëzhgim në Dubai, si policia arriti tek atentatori i prokurorit

24 Shkurt 2023 | 15:46

Amar Shkëmbi i cili u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, mësohet se është mbajtur për rreth dy javë nën vëzhgim nga policia.

Shkëmbi ka mohuar të jetë përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja me pretendimin se ka qenë jashtë vendit në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Në momentin që është ndaluar, 39-vjeçari nuk ka pasur mjetin identifikimi me vete. Më pas është bërë shoqërimi i tij. Përmes shenjave të gishtërinjve ka rezultuar si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grup të strukturuar kriminal.

Prej disa muajsh autoritetet shqiptare kishin dijeni për vendodhjen e Amar Shkëmbit, më pas kanë njoftuar autoritetet e huaja ku e mbajtën në vëzhgim deri në  momentin e arrestimit.

Kohët e fundit, është rikthyer në vëmendje çështja e personazheve të botës së krimit që i fshihen përballjes me drejtësinë, në vendet me të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Rasti i fundit ishte ai i Amar (Dritan) Shkëmbit, i cili ra në pranga në shtetin e Dubait, një i shumëkërkuar ndërkombëtarisht nga Prokuroria e Posaçme, si pjesë e një grupi kriminal në Durrës që kryen mes të tjerave edhe atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, e ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku. Burime nga Policia e Shtetit thanë se qëllimi i arrestimit është ekstradimi, duke shtuar se Shkëmbi ra në pranga pas një takimi mes kreut të Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stock, në Lion të Francës.

Policia e Shtetit jo zyrtarisht thotë se “personazhet e botës së krimit që jetojnë në Dubai, nuk do kenë më qetësi dhe siguri”.

Por pavarësisht kësaj, për të kaluar mbi normat ligjore që janë në fuqi apo marrëveshjet ndërshtetërore e ndërkombëtare, duhet të ketë së paku një marrëveshje të re e të gjithëpranuar nga palët. Policia e Shtetit, nuk e mohon diçka të tillë, por nga ana tjetër, as nuk argumenton konkretisht mbi ç’baza apo vendime është ngritur optimizmi i autoriteteve shqiptare për të çuar para drejtësisë personat që kanë kryer krime.

Praktikisht, një shtetas i një kombësie tjetër, si në shumicën e vendeve, nuk mund të ekstradohet edhe nga Dubai pa vendim gjykate. Sa i përket historisë së fakteve, e shkuara ka treguar se shumë personazhe të krimit, ndonëse janë ndaluar në këtë shtet, nuk janë ekstraduar. Eldi Dizdari (i kërkuar nga Italia), Plaurent Dervishaj i ndaluar më parë për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, por që gjykata në Dubai e la të lirë, së fundmi në kërkim në kuadër të operacionit komploti dhe Florenc Çapja për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit dhe për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, janë disa prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026