I zhdukur prej 7 muajsh, por Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Vis Martinaj
Ndërkohë që prej 7 muajsh Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe njëkohësisht i shumëkërkuar i SPAK, gjykata e lartë do të shqyrtojë më 2 mars një rekurs të 41 vjeçarit. Bëhet fjalë për ankimin e vitit 2018 kur ai u arrestua për ngjarjen e bllokut ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj. Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës. Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm.
Në një material konfidelcial të policisë kriminale të siguruar nga Euronews Albania, Ervis Martinaj, listohet ndër personazhet që janë ‘përkëdhelur’ ndër vite nga drejtësia pasi janë arrestuar por kanë përfituar trajtime preferenciale dhe dënime të buta.
“ Shtetasi Ervis Martini është arrestuar në datë 05.10.2018, për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në lidhje me vrasjen e shtetasit Fabian Gaxha, në zonën e Bllokut Tiranë. Në zbatim të Urdhër Ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si person nën hetim për veprat penale të ‘Plagosjes së Lehtë me dashje” dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Shoqëruar në datë 25.02.201, si i dyshuar për “Armëmbajtje pa leje”, të gjendura në ambientet e Hotel ‘Arbëria Palace”, në Fushë Milot Kurbin. Për vrasjen në datë 11.112015, vrasja e shtetasit Enton Nikaj dhe plagosja e shtetasit Ismet Gaxherri, në lokal “Muraga”, Linzë Tiranë ” thuhet në raportin konfidencial të policisë.
Pak ditë me parë me kërkesë të spak, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve