Lita: SPAK do ta nxjerrë nga strofulla Vis Martinajn! Me heqjen e pasurisë familja…

18 Shkurt 2023 | 20:49

Gazetari Lavdrim Lita foli në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj.

Lita tha se SPAK po e heton Martinaj sikur ai është gjallë dhe po mundohet ta nxjerrë nga strofulla duke i sekuestruar pasurinë.

Gazetari shtoi se jeta e familjarëve të tij do të vështirësohet shumë në momentin që bizneset e sekuestruara nuk janë rentabël.

“Nëse Ervis martinaj është gjallë ata duan ta nxjerrin nga strofulla. Se jeta e familjarëve të  tij do të vështirësohet jashtëzakonisht shumë. Pasi te sekuestrimi i pasurive janë e gjithë jeta ekonomike e familjes së tij dhe të afërmve. Janë sekuestruar apartamente, makina, hotele dhe biznese dhe nuk e di nëse familja e tij do të arrij të mbijetojë me të ardhura të tjera kur këto biznese nuk do të jenë rentabël”, tha Lita.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026