“Fija lidhëse ishte vjehrra”- Metushi: Si u zbulua pasuria e Vis Martinaj në Surrel

18 Shkurt 2023 | 21:04

Gazetarja Bleona Metushi ka zbardhur detaje nga sekuestrimi i banesës së Ervis Martinaj në Surrel, pronë e cila nuk ishte në emër të tij.

E ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, gazetarja tha se fija lidhëse e kësaj pasurie me Martinajn ishte vjehrra e tij.

“E gjithë përpjekja e Vis Martinaj për ta çuar apo tjetërsuar pasurinë në Surrel u zbulua nga vjehrra e tij. Ajo ishte fija lidhëse për prokurorinë e Vis Martinaj me atë pronë. Disa javë më parë Prokuroria e Posaçme ushtroi edhe kontroll aty për efekt të hetimeve për “Plumbin e Artë”. Aty janë gjetur disa dokumenta të Vis Martinaj apo familjarëve të tij.

Ka qenë dëshmia e pronarit që ka zbardhur më pas gjithçka. Ai tha se ka njohje me babain e Ervis Martinaj dhe kjo ka qenë arsyeja për ta marrë përsipër këtë pasuri.

Sipas tij Ervis Martinaj ka marrë një kredi dhe ka investuar aty 30 mijë eure. Janë bërë rregullime që e kanë rritur vlerën e pronës. Nuk është e vetmja pronë e kamufluar në këtë mënyrë”, tha gazetarja.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026