“Iku pa na thënë asnjë fjalë”, vajza e Naun Shundit: Sëmundja e hëngri nga brenda

29 Gusht 2025 | 12:56

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi, përcillet këtë të premte për në banesën e fundit.

Ai u nda nga jeta më 28 gusht, në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të shkurtër, por të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Homazhet për artistin u mbajtën nga ora 10:30 deri në 12:00, në ambientet e Teatrit “ArTurbina”.

Para mediave foli edhe vajza e tij, e cila, mes dhimbjes, tha se i ati ishte një njeri i drejtë dhe gjithmonë thoshte të vërtetën.

“E hëngri kanceri nga brenda. Nuk na tha asnjë fjalë. Mjekët nuk na treguan kurrë se babai do të vdiste. Ai mendoi se do të jetonte. Edhe pse iku, la pas ‘Zonjën e Bujtinës’, dhe jetën e tij ia kushtoi teatrit. Nuk e di ku është e drejta, por ai që e ka, e ka në zemër,” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, aktori i njohur Bujar Asqeriu e cilësoi Shundin si një figurë universale të artit shqiptar dhe një njeri tepër modest.

“Sot është një ditë dhimbjeje dhe trishtimi për publikun shqiptar që e ndoqi me duartrokitje artin e tij. Nauni ishte artist universal – regjisor, aktor, dramaturg – por mbi të gjitha një burrë fisnik. Ai ishte nga ata artistët e mëdhenj, kokulur dhe modest, që nuk e theksonte kurrë veten, por vepra dhe puna e tij flisnin vetë,” tha Asqeriu.

Edhe aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu u shpreh me vlerësime për figurën e Shundit, duke e quajtur “një njeri të rrallë dhe të mrekullueshëm”.

“Naun Shundi ishte një aktor i shkëlqyer i skenës dhe ekranit shqiptar, një shok i rrallë. Gjithë jetën ia kushtoi teatrit dhe arriti suksese jo vetëm si aktor, por edhe si dramaturg. Pasioni për teatrin e çoi deri aty sa ndërtoi vetë një teatër. Iku shpejt nga kjo jetë, por ka lënë gjurmë që do të mbeten si një shkollë në artin e teatrit dhe kinemasë,” tha Kapexhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026