Ilir Alimehmeti pritet të dorëzojë kandidaturën për primaret në Tiranë

2 Nëntor 2022 | 10:50

Mjeku Ilir Alimehmeti pritet të dorëzojë këtë të mërkurë kandidaturën për t’u futur në garë në primaret e Partisë Demokratike.

Alimehmeti do të jetë në këtë garë përballë deputetit Belind Këlliçi dhe ish-deputetit Gerti Bogdani.

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, i cili do të jetë në garë me kreun e Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj në garën e 14 majit.

PD ka njoftuar se afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00.

Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026