Ilir Alimehmeti: Si më lindi ideja për të kandiduar për Tiranën
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se pati një frymë dhe shtysë nga ana e qytetarëve, që ai të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Alimehmeti u shpreh se ndjen dhimbje për Tiranën, për mënyrën se si është abuzuar me kryeqytetin.
“Sa kohë u desh të vinte ndjenja, sepse në fund, unë nuk besoj se jam i vetmi që kam këtë ndjenjë, një ndjenjë e fortë dhimbjeje për Tiranën, për komunitetin, për atë që po humbim përditë. Po ta kthesh në një dhmnbshuri konstruktive për të ngritur diçka më tej, kjo mund të bëhet.
Këtu pati edhe një ngritje vale, kërkese, shtyse, nga shoqëri civile, nga persona të ndryshëm. Ju e patë se si u prit 1 muaj më parë, disa lajme që përhapen portalet e bashkisë dhe kjo ngriti frymë dhe pritshmëri në njerëz”, theksoi ai.
Alimehmeti shpalli kandidaturën për Primaret për Bashkinë Tiranë, këtë të mërkurë.
Nga selia blu, ai prezantoi zyrtarisht kandidaturën e tij për të marrë pjesë në Primaret e PD.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)