Ilir Bejtja: Rënia e çmimit sot në bursë do të reflektohet nesër
Ilir Bejtja tha se nuk ka asnjë informacion e rritja e çmimit të naftës po manipulohet nga operatorët. Zv. ministri i Infrastrukturës zbuloi se deri tani kanë verifikuar që disa nga operatorët kryesorë kanë reflektuar në mënyrë ditore luhatjet e bursës.
Rënia e çmimit sot në bursë, do të reflektohet nesër,” – tha ai për “Sot” në Euronews Albania.
Bejtja tregoi se Autoriteti i Konkurrencës është vazhdimisht në vrojtim të tregut të karburanteve dhe të mallrave që shiten në bursë.
“Qeveria është duke studiuar gjithë situatën e cila është në lëvizje dinamike, të paktën në këto ditë. Të shikojmë si do të jenë perspektivat e këtij tregu. Mund të ndodhë që ky tërbim i tregut mos të jetë permanent,” u shpreh zv. ministri.
Kur Jonida Shehu e pyeti rreth subvencionimit, Bejtja u përgjigj disa herë me frazën: “Ai është treg privat”.
Sipas tij e vetmja mundësi që kanë autoritetet është monitorimi i rritjes së çmimit dhe prekja e taksave. Mundësia e dytë do të prekte direkt buxhetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor