Ilir Harasani: Shkolla shqipe në Mal të Zi, meritë e Dritan Abazoviçit
Zv. sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit në Malin e Zi, Ilir Harasani tha në një intervistë për Euronews Albania se shkolla shqipe në Malin e Zi është meritë e Dritan Abazoviç.
Ai sqaroi se institucioni për fëmijët në shkollë fillore do të hapet në qytetin e Rozhajës, në kufi me Pejën e Kosovës.
Deri në Luftën e Dytë Botërore ky qytet, siç tha se Harasani, ka qenë me shumicë të popullsisë shqiptare.
“Tani thuajse është dhjetë-fish më pak se atëherë, nuk di a janë dhe 10%. Deri në vitin 2020 kjo shkollë ishte me mësimdhënie në gjuhën shqipe, por mori flakë pasi ndodhet në mes të një pylli, por edhe më parë ka qenë në kushte tejet të vështira. Autoritetet shtetërore dhe lokale e kanë lënë pas dore dhe ka pasur rreth 10 nxënës. Me ardhjen në pushtet të kryeministrit Abazoviç dhe ministrat e tjerë që janë shqiptarë kemi bërë ç’është e mundur që kjo shkollë të vihet përsëri në funksion,” – u shpreh Harasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit