Abazoviç fton tenistin serb Novak Xhokoviç të bëhet “Qytetar Nderi” në Malin e Zi
Novak Xhokoviç mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi. Kjo është një iniciativë e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Më parë këtë titull e ka marrë edhe basketbollisti i njohur Vlade Divaç, të cilin Abazoviç e ka quajtur “një legjendë”.
“Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime është e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, tha Abazoviç.
Abazoviç nënvizoi se edhe personalisht e respekton Novak Xhokoviçin dhe familjen e tij.
“Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviç.
Xhokoviç përveçse një nga tenistët më të mirë në botë ka tërhequr vëmendjen edhe për aktet dhe qëndrimet e tij nacionaliste kundër Kosovës. Novak Xhokoviç tërhoqi vëmendjen me videot e publikuara gjatë një mbrëmjeje në një nga lokalet e Budvës në Mal të Zi, me këngë nacionaliste serbe kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
Tenisti serb dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open”. Ai shkroj në ekranin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme