Ilir Meta: Ftoj socialistët të ndëshkojnë Edi Ramën
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar çdo qytetar shqiptar, përfshirë edhe socialistët, që të ndëshkojnë me votë kryeministrin Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se edhe në kohë krize, qeveria nuk u kujdes për shtresat më në nevojë, por vazhdoi me aferat korruptive.
“Unë e thashë shumë qartë. Ne do t’i ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë edhe socialistët e ndershëm. Ne do t’i ftojmë të gjithë të ndëshkojnë Rilindjen, këtë sekt të babëzitur, që nuk njeh ligj, që nuk njeh asnjë normë njerëzore.
Në këtë kohë krize, në vend që të japë paketa për shtresat më të varfra të popullsisë, përsëri kanë vetëm një merak, si të vazhdojnë të vjedhin me inceneratorët, si të vazhdojnë të bëjnë afera edhe më të rënda, dhe si të fusin në stres dhe pasiguri qytetarët shqiptarë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta