Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet
Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë arrest bë burg caktuar nga Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar. Mbrojtja e Metës konfirmon se ka dorëzuar të enjten kërkesën për verifikim kushtesh dhe zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë.
Në argumentet e mbrojtjes pretendohet se në rastin “Meta” janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.
Gjithashtu, në argumente janë parashtruar edhe disa vendime të GJEDNJ, si raste analoge mes të cilave edhe dosja “Gëllçi”.
Disa ditë më parë, avokati i Metës Kujtim Cakrani tha se SPAK i komunikoi zgjatjen e afateve të hetimit të mbrojturit prej tij, teksa ende ndaj këtij vendimi, nuk është bërë ankim nga mbrojtja. Ilir Metës dhe deputetes Monika Kryemadhi i janë komunikuar akuzat në limitet e afateve hetimore.
Pak ditë më parë, avokati Kujtim Cakrani u paraqit në Gjykatë ku tërhoqi disa akte të cilat sipas tij do të përdoren në kërkesën që do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar masën e sigurisë që e konsideron të paligjshme. Depozitimi i kërkesës në Kushtetuese tha avokati Cakrani do të bëhet javën e ardhshme.
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët