Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, mbahet sot seanca në Apel

17 Korrik 2025 | 09:05

Ish-presidenti Ilir Meta do të përballet sot me trupën gjykuese të Apelit të Posaçëm, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon të zëvendësojë masën e arrestit me një më të butë, pas më shumë se nëntë muajsh në paraburgim.

Gjykata do të shqyrtojë ankimimin ndaj vendimit të Shkallës së Parë të dhënë në tetor të vitit të kaluar, që e la Metën në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krahas kësaj rruge ligjore, Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 27 shkurt 2025, si dhe për të prishur të gjitha vendimet më të hershme në nivele më të ulëta gjyqësore.

Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Në qendër të hetimeve janë një sërë transaksionesh dhe pasurish të dyshuara të pajustifikuara, për të cilat SPAK pretendon se janë krijuar përmes veprimtarive të paligjshme. Të dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat dhe i kanë cilësuar ato si politikisht të motivuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026