Ilir Meta vlerëson kontributin e Heroit të Popullit Vasil Laçi: Shërbeu si frymëzim për LANÇ
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi këtë të mërkurë Heroin e Popullit Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime”.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë solemne të organizuar në presidencë, Meta u shpreh se Vasil Laçi u la shembull shqiptarëve se liria është gjëja më e çmuar dhe si e tillë, ajo duhet të mbrohet me çdo sakrificë.
“Sot me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar, i shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë.
I veshur me kostum kombëtar shqiptar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm. Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë. Vasil Laçi nuk ishte i shtyrë nga ideologjitë e kohës. Por, diçka tjetër shumë më e madhe dhe më e fortë e shtyu Vasilin të kryente atë akt patriotik. Ky ishte vetëm ideali dhe ndjenjat e krenarisë kombëtare. ‘E bëra për Shqipërinë!’ tha ai gjatë torturave dhe përpara ekzekutimit”, tha ai.
Një guxim i tillë i dha zemër një populli të tërë dhe shërbeu si frymëzim për Lëvizjen Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, duke sjellë çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë nga pushtuesit”, theksoi ai.
Gjithashtu, kreu i shtetit Ilir Meta theksoi se, falë kësaj dashurie dhe dëshire për lirinë, qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë më kurrë që vendi të rrëshqasë nën kthetrat e diktaturës.
“Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë”, shtoi ai.
Patrioti dhe Heroi i Popullit, Vasil Laçi tentoi të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet