Ilirjan Celibashi, figura konsensuale në krye të KQZ-së
Ilirjan Celibashi do të jetë arbitri i zgjedhjeve të ardhshme. Juristi i njohur rikthehet në krye të KQZ-së pas 15 vitesh me një konsensus të gjerë mes maxhorancës dhe opozitës. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u zgjodh sot me 106 vota në Kuvendin e Shqipërisë.
I diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Celibashi do të niste fillimisht karrierën si gjyqtar. Në rrethin e juristëve ai vlerësohet si profesionist ndërsa përfshirja në politikë e tij si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin në 2013-2014, ishte jetëshkurtër.
Ish-maxhoranca e majtë i besoi drejtimin e KQZ-së në vitet 2001-2006, ku ai administroi 3 palë zgjedhje. Ishte pikërisht Celibashi në krye të KQZ-së në zgjedhjet e vitit 2005 kur ndodhi tranzicioni i pushtetit nga Nano tek Berisha, pas garantimit të disa standardeve që ruhen ende sot, nga numërimi i përqendruar i votave në KZAZ e deri tek mbajtja larg zgjedhjeve e Policisë së Shtetit.
Zgjedhja e Celibashit pritej, pas skualifikimit të rivalit, ish-ministrit Ilir Rusmali, nga Partia Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Ky detaj zbuloi konsensusin mes dy palëve mbi kandidaturën e Celibashit, që edhe pse në një konflikt të ndezur politik për shkak të miratimit të Kodit Zgjedhor njëanshmërisht, opozita i besoi qetësisë dhe maturisë së manifestuar nga ish-kreu i KQZ-së.
Përplasja elektorale e viti 2021, pritet të jetë e ashpër, mes një pale që kërkon të fitojë mandatin e tretë e palës tjetër që synon të rikthehet pas 8 viteve opozitë.
Mes kësaj klime përplasjeje, Ilirjan Celibashi ka përpara një mision të vështirë, por jo të pamundur. Ai duhet të garantojë sërish rritjen e disa standardeve të reja siç është identifikimi elektronik i zgjedhësve, numërimi sa më i shpejtë i votave dhe një monitorim më i rreptë i fushatës elektorale.
Lexoni gjithashtu:
Parlamenti miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar
Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta