Gazetarja Ilva Tare voton dhe raporton nga qendra e saj e votimit
Gazetarja, Ilva Tare raportoi nga qendra e votimit në shkollën “Kosova” pasi kreu dhe vetë votimin në këtë qendër.
Gazetarja pohoi se pati identifikimin biometrik, votoi me kartën e identitetit dhe i vunë dhe shenjën në gisht.
Sipas gazetares Tare, problemi kryesor gjatë procesit deri në orët e para të mëngjesit ka qenë me vendosjen e kartës në pajisje. Ajo sqaroi se ka qytetarë që kanë pritur edhe një orë për të votuar.
“Demokracia nuk është një spektakël që e shikon si në kinema, nga shtëpia, demokracia do veprim dhe angazhim të të gjithëve, kështu që sot na takon të votojmë të qetë, të votojmë për Shqipërinë, për Shqipërinë europiane,” – u shpreh Ilva Tare.
Në fund të raportimit të saj, ajo bëri thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në Exit Poll-et që organizon Euronews Albania në bashkëpunim me MRB.
Kuti të improvizuara do të jenë jashtë qendrave të votimit ku qytetarët do të mund të votojnë në fshehtësi, në mënyrë që nga ky proces të mësojmë një rezultat paraprak.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës