English

Impakti i Brexit, artistët britanike humbasin shansin për të punuar në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sajmon Uollfish, një këngëtar profesionist i operës britanike, ka marrë shtëpi në Berlin. Ai mori vendimin për t’u vendosur në Gjermani me familjen për të tejkaluar pengesat që hasin muzikantët për shkak të Brexit.

- Advertisement -

“Është një fakt me të cilin po përballemi. Ajo që dikur mund të bëhej, të merrje një telefonatë të premten dhe të hënën të ishe në një shtet tjetër për punë, tani nuk është më e mundur. Kjo është dëshpëruese dhe e pakuptimtë”, thotë Simon Wallfisch, muzikant.

Për muzikantët britanikë, kostoja e marrjes së vizës dhe lejeve për punë në një vend tjetër është rritur. Kufizimet e vizave “Shengen” parashikojnë edhe kufizimin e periudhës së qëndrimit në BE nga 180 në 90 ditë. Edhe marrëveshja tregtare BE-Britani nuk përmban opsione për udhëtimet afatshkurtra për profesionistët “frilens”.

Sajmon, që vazhdon të performojë në Evropë, e konsideron veten me fat, pasi mund të përfitojë nga trashëgimia gjermane e gjyshes.

Anita Lasker Uollfish, një e mbijetuar e Aushvicit, e kupton dhe e mbështet vendimin e nipit të saj për të marrë nënshtetësi gjermane.

“Ai është një evropian i vërtetë. Ata që votuan për Brexit nuk u menduan fare. Sa më takon mua, ky është një vendim praktik. Gjerman, apo anglez? Jemi evropianë”, thotë Anita Lasker Wallfisch.

Këtu në Rojal Albert Holl, impakti i Brexit tek industria muzikore kumbon fuqishëm. Një studim i fundit i shoqatës së muzikantëve konstatoi se artistët britanikë po luftojnë me shanset në zhdukje në vendet e BE-së. Gjysma e tyre raportuan një rënie të oportuniteteve në Evropë që prej Brexit, ndërsa çereku ka mbetur pa asnjë punë në vendet e Bashkimit Evropian”.

Shon Partëll ishte shumë i ri për të votuar në referendumin për Brexit. Këngëtari i ri bariton së fundmi u rekrutua për të punuar në operën daneze. Por pa mundësinë të zhbëhej për shkak të komplikacioneve për vizën.

“Ata u treguan të sinqertë dhe thanë se për shkak të Brexit situata ime si shtetas britanik do të komplikojë ardhjen. Isha zgjedhja e tyre e parë, por nuk arrita në kohë”, thotë Sean Purtell, këngëtar.

Tani, Shon po ndjek procesin e aplikimit për një pasaportë evropiane përmes trashëgimisë së tij irlandeze.

Por muzikantët britanikë, që nuk e kanë këtë mundësi, po bëjnë thirrje për një marrëveshje për heqjen e vizave me BE-në, për të vijuar punën në Evropë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?