Impiante nga Bangladeshi në Vlorë, Berisha: Çlirojnë squfur sa për 100 mijë makina

26 Gusht 2022 | 12:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se në Vlorë do të vendosen impiante për prodhimin e energjisë të ardhura nga Bangladeshi, të cilët punojnë me naftë të rëndë dhe përbëjnë një rrezik shumë të madh për ambientin.

Një në konferencë për mediat Berisha tha se qeveria po luan me jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Vlorës, pasi ndotja në mjedis do të jetë shumë e madhe.

“Edi Rama për të justifikua këtë krim, për tu thënë s’ka energji dhe të instalojë impiantet që kanë funksionuar në Kulna të Bangladeshit. Nga 2018 deri më sot pa funksion. Përveç çmimeve stratosferike, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me ambientin. Këto nuk janë termocentrale por gjeneratorë gjigandë që funksionojnë me naftë të rëndë e cila ka në përbërje 50 miligram për litër squfur, e ndaluar për t’u përdorur dhe me këtë toksicitet do krijojë një ndotje në Vlorë të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD, bëhet fjalë për një shpërdorim të tmerrshëm të fushën e energjisë.

“Një zhvillim ati ekonomik të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet për prodhimin e energjisë, nga Bangladeshi, në portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është llogaritur kostoja për dy vite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

‘SKAP’, Sali Berisha ironizon punën e SPAK-ut: Instrument i partisë

Koalicion me Partinë e Lirisë? Berisha përgjigjet për Euronews Albania

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026