Impianti bërthamor turk, bashkëpunimi turko-rus, Putin e Erdogan përshëndesin nisjen e punimeve
Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u zotuan të forcojnë më tej bashkëpunimin ndërsa përshëndetën nisjen e punimeve për ndërtimin e reaktorit të tretë në termocentralin e parë bërthamor të Turqisë.
Të dy udhëheqësit zbuluan fazën e re të projektit të Centralit Bërthamor të Akkuyu në një ceremoni në të cilën ata morën pjesë online nga zyrat e tyre në Ankara dhe Moskë. Impianti shënon një projekt të përbashkët energjetik që dy liderët thanë se simbolizon një partneritet të fortë midis dy vendeve.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në 2010 dhe filluan ndërtimin e parë nga katër reaktorët e planifikuar në 2018. Kostoja totale e projektit, vlerësohet në 20 miliardë dollarë.
Presidenti turk tha se reaktori i parë i uzinës është planifikuar të bëhet operacional në vitin 2023. Erdogan shtoi se shpejt pritet të nisë edhe ndërtimi i njësisë së katërt dhe se projekti pritet të sigurojë 10% të energjisë elektrike të Turqisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania