‘Impuls i ri për hetimin e grupeve kriminale’, pse u bënë ndryshimet në polici
Këtë të enjte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se ndryshimet vijnë në këtë fazë për shkak të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit.
Sipas informacioneve e burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kjo lëvizje është argumentuar me një impuls të ri që duhet t’i jepet hetimit të grupeve kriminale në vend.
Këtu bëhet fjalë për aksin Fushë-Krujë-Lezhë, aks në të cilin ka ndodhur dy atentate ku kanë mbetur të vrarë katër persona dhe një tjetër u plagos rëndë.
Nga ana tjetër, gjatë ditëve në vijim pritet që të zbulohet edhe emri i ri i Drejtorit të Policisë së Durrësit. Një qark mjaft problematik për shkak të zhvillimeve në port me trafikun e kokaniës.
- Ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit
Tonin Vocaj është emëruar zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale.
Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor Neritan Nallbati, i cili kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit.
Albert Dervishi, i cili ishte zëvendësi i Gledis Nanos, tashmë i zëvendësuar nga Tonin Vocaj, do të transferohet në Akademinë e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit