Ina Zhupa: Qeveria e krijoi vetë krizën mjedisore me mbetjet në Durrës dhe Kavajë

15 Korrik 2021 | 19:16

Ina Zhupa, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat iu drejtua SPAK-ut që të hetojë çështjen e mbetjeve në Durrës dhe Kavajë, me pretendimin se qeveria vendosi të mbulojë shpenzimet për të pasuruar pronarët e landfillit të Sharrës.

Sipas znj. Zhupa, qeveria e ka orkestruar me vetëdije situatën e rënduar të mbetjeve, që më pas vetë ajo t’i jepte zgjidhjen duke paguar për dërgimin e plehrave në landfillin e Sharrës.

“Ajo që ne (PD) paralajmëruam se ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në Durrës dhe Kavajë për të hapur një cikël që plehrat e qytetarëve të vidheshin sërish nga mafiet e inceneratorëve, nga Edi Rama”, u shpreh znj. Zhupa.

Ina Zhupa tha se PD prej disa vitesh ka denoncuar atë që ajo e quan “aferë korruptive” me landfillin e Sharrës, duke shtuar se “qeveria i jep para mafies së inceneratorëve për të zgjidhur krizën që krijoi vetë dhe që cenonte shëndetin e qytetarëve”.

Në fund të deklaratës, znj. Zhupa i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë menjëherë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026