Inagurimi i Trump më 20 janar, si paraqitet tubimi i fitores në Uashington

19 Janar 2025 | 16:13

Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inagurimit u zhvendos në ambiente të brendshme të Kapitolit.

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit.

Të shtunën në mbrëmje zoti Trump ishte në klubin e tij të golfit në Stirling të Virxhinias, ku së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump panë një spektakël fishekzjarrësh.

Presidenti i zgjedhur fluturoi nga Palm Beach i Floridës të shtunën drejt Uashingtonit me një avion të Forcave Ajrore amerikane. Ai tha në një rrjet televiziv amerikan se në fjalimin e tij të inaugurimit do të bënte thirrje për unitet, forcë dhe drejtësi.

Këtë të dielë, zoti Trump do të vendosë një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, shumë pranë Uashingtonit.

Ai do të mbajë gjithashtu edhe një takim me mbështetësit e tij në Uashington.

Ndërkohë punimet për skenën brenda Kapitolit ku do të mbahet betimi i zotit Trump, janë drejt fundit. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inagurimit u zhvendos në ambiente të brendshme.

Nëse ceremonia do të mbahej jashtë tek platforma e ndërtuar në atë që njihet si krahu përëndimor i Kapitolit do të vendoseshin rreth 1 mijë persona.

Tashmë në ambientet e brendshme kjo shifër do të reduktohet në rreth 600 të ftuar, që do të thotë se një pjesë e të ftuarve nuk do të mund të marrin pjesë në ceremoni.

Pas betimit, presidenti zakonisht përshkon me limuzinën e tij një nga bulevardet kryesore të Uashingtoni e më pas ndalet duke ecur në këmbë e përshendetur turmat e njerëzve, deri sa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë natës në distriktin Kohat në Pakistanin veriperëndimor, pasi çatia e një shtëpie u shemb për shkak të shirave të rrëmbyeshëm,...
13:03 | 14/07/2026

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026