Inceneratorët, Basha-Nanos: Ke afat deri të hënën për të sjellë të dhënat TIMS

20 Shkurt 2022 | 14:24

Drejtori i policisë po ndalon me urdhër nga lart informacionin për të dhënat TIMS për komisionin hetimor për inceneratorët.

Kështu tha kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me denoncimin e asaj që PD e cilëson afera korruptive e inceneratorëve.

Basha i bëri apel drejtorit të policisë, Gledis Nano që deri të hënën t’i kthehet përgjigje kryetares Tabaku dhe ‘t’i thuhet; nëse këta ministra apo këta persona të lidhur me inceneratorët, kanë udhëtuar së bashku, me tokë, me det apo me ajër, dhe sa herë kanë udhëtuar së bashku’.

“Si dhe t’i kujtoj se mosbashkëpunimi i policisë së shtetit me komisionin parlamentar për hetimin e inceneratorëve përbën në vetvete jo thjesht një vepër penale, por një diskreditim të policisë së shtetit para syve të qytetarëve dhe para syve të partnerëve”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026