“Inceneratori”| Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

3 Prill 2024 | 11:18

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për ‘korrupsion pasiv’ për inceneratorin e Tiranës.

Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata.

Po ashtu, kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.

Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026