Incident me armë zjarri në Portland, agjentët federalë plagosin brenda makinës një burrë dhe një grua
Dy persona mbetën të plagosur pas një incidenti me armë zjarri ku u përfshinë agjentë federalë amerikanë në Portland, Oregon, njoftuan autoritetet. Ngjarja ndodhi gjatë një ndalimi trafiku, ku sipas zyrtarëve federalë, shoferi i mjetit tentoi të shtypte agjentët me automjet.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) bëri të ditur se incidenti ndodhi rreth orës 14:19 sipas kohës lokale dhe se të plagosurit dyshohet se janë anëtarë të bandës venezueliane Tren de Aragua, të cilët “e përdorën automjetin si armë kundër Patrullës Kufitare”.
Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shefi i Policisë së Portlandit, Bob Day, konfirmoi se të dy janë të vetëdijshëm dhe “në rrugën e shërimit”.
Sipas DHS-së, shoferi është identifikuar si Luis David Nico Moncada, i cili kishte hyrë në SHBA pa dokumentacion në vitin 2022 dhe ishte arrestuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe përdorim të paautorizuar automjeti. Pasagjerja është identifikuar si Yorlenys Betzabeth Zambrano-Contreras, e cila kishte hyrë ilegalisht në SHBA në vitin 2023 pranë El Paso, Teksas. DHS pretendon se ajo kishte rol aktiv në një rrjet prostitucioni dhe lidhje me një të shtënë të mëparshme në Portland.
Autoritetet federale deklarojnë se, pasi agjentët u identifikuan, shoferi tentoi t’i shtypte, duke detyruar një prej agjentëve të qëllojë në vetëmbrojtje. Dyshja u largua nga vendi i ngjarjes, por u gjet disa blloqe më larg nga policia e Portlandit, e cila u dha ndihmën e parë përpara se të dërgoheshin në spital.
Incidenti vjen vetëm një ditë pas vrasjes së një gruaje nga një agjent federal në Minneapolis, ngjarje që ka nxitur protesta në mbarë SHBA-në kundër operacioneve federale të zbatimit të ligjit. Hetimi për incidentin në Portland po drejtohet nga FBI-ja.
Kryebashkiaku i Portlandit, Keith Wilson, i ka bërë thirrje ICE-së të pezullojë operacionet në qytet deri në përfundim të hetimit, duke shprehur mosbesim ndaj versionit federal të ngjarjes. Ndërkohë, zyrtarë lokalë dhe ligjvënës demokratë kanë kërkuar përfshirjen e autoriteteve shtetërore në hetim për të garantuar transparencë dhe paanshmëri.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, ndërsa tensionet mbeten të larta në një qytet që ka qenë shpesh epiqendër e protestave kundër administratës Trump.
Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
- 13:41 Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
- 13:37 Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 13:34 Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen