Incident në ngushticën e Tajvanit, luftanija holandeze rrethohet nga forcat kineze

8 Qershor 2024 | 12:05

Ministria holandeze e Mbrojtjes njoftoi këtë të shtunë se avionët luftarakë ushtarakë kinezë rrethuan një luftanije holandeze e cila lundronte në Detin e Kinës Lindore. “Ngjarja shkaktoi një situatë potencialisht të pasigurt” tha ministria.

Ministria shtoi se luftanija po patrullonte të premten në mbështetje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, kur ajo u rrethua vazhdimisht nga avionët luftarakë kinezë, raporton Reuters.

“Incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha javën e kaluar se kishte ndjerë kërcënim që një luftanije holandeze po kalonte nëpër ngushticën e Tajvanit.

Në atë kohë, Kina deklaroi se respekton të drejtën ndërkombëtare, por edhe se është kundër rrezikimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kinës me pretekstin e kalimit të lirë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026