Incident në spitalin e Korçës, roja konfliktohet me pacientët dhe infermierin

30 Prill 2025 | 15:17

Një incident ka ndodhur të mërkurën në spitalin rajonal të Korçës.

Njëri nga rojet e sigurisë të këtij spitali është konfliktuar fillimisht me një nga familjarët e pacientëve të shtruar në një nga dhomat e urgjencës së spitalit e më pas ka vazhduar konfliktin me një nga infermierët e këtij shërbimi.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të izoluar konfliktin e mëtejshëm ndërkohë që të dyja palët janë shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me këtë konflikt.

Nga ana tjetër mësohet se roja i sigurisë së shërbimit të urgjencës do i nënshtrohet testit të alkoolit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026